InformatikëThis is a featured page


SINKRONIZIMI DHE SINJALIZIMI

Sinkronizimi paraqet njërin nga hapat më të rëndësishëm për funksionimin sa më të mirë dhe adekuat të sistemit për transmetimin e të dhënave. Problemi i sinkronizimit, veçanërisht është me rëndësi gjatë transmetimit të sinjaleve digjitale.
Në anën pranuese për këtë është me rëndësi të dihet se në çfarë ose në cilat momente kohore vijnë ose arrijnë “bitët” e sinjalit pranues dhe në ato sekuenca ose momente të merret vendimi se cili bit është dërguar “0” apo “1”.
Sinkronizimi digjital paraqet hapat ose operacionet me të cilat pranuesi sinkronizohet ose dakordohet me bitat të cilët vijnë. Nga mësimet e kaluara kemi parë se në një sistem PCM (puls-kod-modul), me teknikën e multiplekseve kohore në të njëjtën kohë transmetohen bitat e shumë kanaleve telefonike.
Këto bite në vazhdim, paketohen në të ashtuquajturin ram me struktura të definuara paraprakisht. Te të gjitha sistemet e tilla, pranuesi ka për detyrë t’i ndajë bitat të cilat i përkasin kanaleve të ndryshme dhe t’i shpërndajë, distribuojë, ose orientojë si duhet në kanalet dalëse ose emituese.

Cili bit është në fillim dhe cili bit është në fund të ramit?

Sinkronizimi i ramit është metodë me të cilën pranuesi sinkronizohet ose dakordohet me ramin e ardhshëm. Sinkronizimi i ramit mundësohet në atë mënyrë që emituesi ose dhënësi në ram, të jap ose gjuaj një numër të caktuar të bitëve sinkronizues, të cilët në vehte nuk bartin porosi ose informata për shfrytëzuesin, por shërbejnë për sinkronizimin ose njoftimin e kanalit ekzistues.

FORMIMI I RAMIT DHE MBI-RAMIT

Dërgimi i sinjaleve me një sistem PCM, është i ndarë në disa nivele hijerarkike (të renditura). Në secilin nivel të ardhshëm kombinohen sinjalet e disa kanaleve të nivelit të kaluar, ashtu që në nivelin primar formohet rami prej disa dhjetëra kanalesh telefonike. Në nivelin e ardshëm prej disa dhjetëra rameve formohet mbirami dhe kështu me radhë deri tek niveli më i lartë, në të cilin me një sistem PCM dërgohen disa mijëra kanale telefonike.
Për llojet e sistemeve transmetuese do të bëhet fjalë më vonë. Praktikisht shfrytëzohen ose përdoren dy sisteme primare PCM të ndryshëm me 24 dhe 30 kanale standarde telefonike. Këtu ne do të përqëndrohemi në sistemin primar PCM, 30-të kanalësh sipas preferencave të (***), konferencës evropiane për menaxhimin e postave dhe telekomunikacionit, si standard ose normë evropiane.
Në secilin ram të këtij sistemi gjenden 30-të kanale telefonike dhe dy kanale plotësuese për sinkronizim të të dhënave zyrtare të transmetimit të të dhënave dhe të sinjalizimit. Grupi prej 16-të rameve formon një mbiram, frekuenca e zgjedhjes për çdo kanal është 8000 Hz, ndërsa një i zgjedhur kodohet me 8 bita (256 nivele kuantuese), që do të thotë se gjatësia e ramit është 125 msose (1/8000Hz) dhe gjatë asaj kohe dërgohen 832 = 256 bita, kështu shpejtësia bitore 2,048 M&/S.

Prej figurës shihet gjithashtu se kanali 0-16 nuk shfrytëzohet për transmetim të të folurit. Kanali 0 në ramet qifte transmeton sinkro grupin për sinkronizimin e ramit, në gjatësi prej 7 bitësh dhe 1 bit të dhëna dhe informata zyrtare. Ndërsa në ramet teke, transmetohen vetëm të dhënat në kanalin e 16-të. Në ramin zero transmetohet grupi sinkronizues për sinkronizimin e mbiramit, gjatësia prej 4 bitësh, sikurse edhe 4 bitë të dhëna, përderisa në ramet tjera transmetohen kriteret sinkronizuese.

KLASIFIKIMI I SISTEMEVE SINKRONIZUESE

Sistemet për sinkronizim dhe resinkronizim mund të ndahen në dy grupe: a) Sipas radhitjes së sinkro bitave dhe rrethit të ramit (kornizës) b) Sipas algoritmit të punës së ekstratorit të sinkronizimit në pranim.

Kompjuterët janë aparatura moderne të cilat përdorin logjikën digjitale të shfaqur përmes bitave 0 dhe 1, për të ekzekutuar një operacion të caktuar.
Logjika digjitale, e vënë në kompjuter përfshin edhe marrjen e vendimeve suksesive, siq janë ,,e vërtetë’’ dhe ,,jo e vërtetë’’, (angl: ,,true’’ or ,,false’’), të cilat poashtu mund të paraqiten me 0 respektivisht me Qarqet logjike të cilat janë zemra e çipit elektronik, janë të dizajnuara në atë mënyrë që të marrin një seri të vendimeve të tilla përmes kryqëzimeve të quajtura porta.
Portat e qarqeve logjike janë të dizajnuara dhe të radhitura në atë mënyrë që të marrin vendime të llojeve të ndryshme varësisht nga lloji i informatës hyrëse që qarku logjik ka pranuar.


Bitët sinkronizues mund të jenë të grupuar dhe atëherë quhen “grupe të koncentruar sinkronizuese”, por mund të jenë të shpërndarë në ram (kornizë). Sinkro-grupi nuk duhet ose nuk është e domosdoshme të jetë i shtypur (i gropuar) në çdo ram (kornizë). Kështu nëse sinkro-grupi është i futur në secilin x ose n-tin (ram), atëherë cikli i sinkro-grupit Tc=nT0. Në shembullin e sistemeve europiane 30-të kanalëshe kemi parë se sinkro-grupi është koncentruar dhe gjendet në çdo ram të dytë (ose cikli i sinkro-grupit është 2T0). Përparësia e sinkro-grupit të koncentruar është në realizim të thjeshtë të ekstraksionit sinkronizues, derisa tek sistemet me sinkro-grupin e shpërndarë mund të jetë rezistues në gabimet të cilat lajmërohen në paketë.
Parametrat më të rëndësishëm në sistemet për sinkronizim janë: numri i bitëve në sinkro-grup dhe struktura e sinkro-grupit. E parashikuar është se mundësia e sinkronizimit të gabuar do të jetë më e vogël ndërsa numri i bitëve do të jetë më i madh. Në sinkro-sekuencë (grup), natyrisht se atëherë bie efikasiteti i transmetimit të informatave, sepse bitët e mbetur janë më pak për informata. Logjika digjitale, quhet ndryshe logjika bineare, dhe në shkencat kompjuterike, është një rregull e dhënë strikte, e cila paraqet lidhjen në mes të numrave, fjalëve, simboleve dhe të dhënave tjera të cilat janë të ruajtura në memorjen e kompjuterit. Përndryshe logjika digjitale për të cilën edhe po flasim më gjerësisht, është zemra e funksioneve operative, për të gjithë llojet e kompjuterëve digjital që funksionojnë sot në botë.

Por jo vetëm për kompjuterët, por edhe për tërë teknikën digjitale elektronike, në përgjithsi. Nëse në një aklus sinkronizues, gjithsej Bo bita dhe nëse numri i bitëve sinkronizues Ko, atëherë numri i bitëve në dispozicion për transmetimin e informatave është: Ho = Bo – Ko Definohet edhe faktori i rezhimit të sinkronizuar si A, me të cilin tregohet raporti i informatës mbi sinkronizim ndaj informatës së përgjithshme të transmetuar. Në sistemin 30-të kanalësh europian, në përputhshmëri me të dhënat më parë kemi:
Bo = 512, Ko = 7 dhe A = 1,4%.
Pranuesi mund të jetë në këto gjendje: a) verifikimi i rregullsisë së sinkronizimit b) kërkimi i sinkro-grupit c) vërtetimi i sinkro-grupit.

VERIFIKIMI I RREGULLSISË SË SINKRONIZIMIT

Kontrolli i rregullsisë së sinkronizimit, kryhet në regjimin stabil të punës, ashtu që pranuesi është i sinkronizuar ose është në sinkronizim. Pranuesi atëherë duhet të kontrollojë momentin kur pritet të arrijë sekuenca kontrolluese. Kështu, p.sh. në sistemet 30-të kanalëshe, sekuenca sinkronizuese pritet në kanalet zero të kornizave qifte. Nëse konfirmohet se sekuenca (pjesa) sinkronizuese arrin kur edhe është pritur, pranuesi edhe më tej mbetet në gjendjen e kontrollit të rregullsisë së sinkronizimit duke pritur sekuencën e ardhshme sinkronizuese.
Nëse në momentin kur pritet sekuenca sinkronizuese, arrin sekuenca e cila dallon nga ajo, ose nuk arrin fare, atëherë praktikohen strategji të ndryshme. Njëra mundësi është që pranuesi të jetë ende në gjendje të sinkronizuar, por mospërputhshmëria ose gabimi vjen nga ajo se ndonjëri nga bitët është transmetuar gabimisht. Atëherë vazhdohet me regjimin e punës normale. Mirëpo, në rast se arrijnë tri grupe sinkronizuese të njëpasnjëshme të pa përputhura, atëherë shpallet humbje e sinkronizimit dhe emituesi kalon në gjendje të kërkimit të sinkronizimit. Sipas strategjisë së dytë, gjatë çdo parregullsie, ose mospërputhshmërie të të dhënave, numëruesi i parregullsive rritet, deri në n=4,ndërsa gjatë rregullsive , ose përputhshmërive, numëruesi zbret në n=2. Nëse numruesi e arrin numrin 10, atëherë shpallet gjendja e humbjes së sinkronizimit. Gjatë përdorimit të secilës nga dy strategjitë e sinkronizimit, mundë të konstatohet se mospërputhshmëria e sinkrogrupës, me sekuencën e papritur, do të shpallet nëse është vetëm E0(E>0), prej vlerës k0, sinkro bita të gabuar.

KËRKIMI I SINKROGRUPËS DHE VERIFIKIMI I SAJ

Pranuesi gjendet në fazën e kërkimit të sinkrogrupës, ose në fillim të punës së saj, ose kur është i humbur sinkronizimi. Procesi i kërkimit të sinkrogrupës i ka dy faza: 1. Fazën e kërkimit fillestar dhe 2. Fazën e verifikimit të sinkrogrupës. 1) Në fazën e parë të sinkronizimit, apo kërkimit fillestar të sinkrogrupës, është e nevojshme që të gjendet sekuenca e bitëve, e cila i përgjigjet sinkrosekuencës. 2) Në fazën e verifikimit të sinkrogrupës, është e nevojshme që të kontrollohet se a është gjetur me të vërtetë sinkrogrupa, apo ajo ka qenë një sinkronizim i rrejshëm. Në kornizat e ardhshme provohet me rigorozitet rregullsia e sinkrogrupës, dhe në rast se ky kontroll është i sukseshëm, do të shpallet gjendja e sukseshme e sinkronizuar e procesit. Sipas mënyrës së fazave të kërkimit të sinkrogrupës , e cila ndryshe thirret edhe ,,faza e gjuetis’’, dallohen dy tipe të sinkronizatorëve: 1.

Sinkronizatorët e gjuetis, nga korniza në kornizë dhe 2. Sinkronozatorët e gjuetisë nga biti në bit
Ilustrimi i punës së algoritmit të gjuetisë, nga korniza në kornizë, është i paraqitur në figurën******. Bitët të cilët janë paraqitur në pjesën e lartë, me vija të plota, janë bitët sinkronizues, ndërsa me vija të ndërprera, janë paraqitur bitët e informacionit. Pranuesi i cili e ka të njohtuar, strukturën e sinkro-grupit, në formë interne, gjeneron të ashtuquajturin, grup referent sinkro. Sekuenca e bitëve në formën e grupës referente dhe të grupës së vërtetë, sinkro, është e njëjtë. Grupi sinkro-referent, i cili është me gjatësi prej k) bita, krahasohet me k0 grupin e parë i cili pason.
Në rast të mos përputhshmërisë së verifikimit, prova do të përsëritet në kornizën e ardhshme, prandaj prej kësaj edhe e merr emrin gjuajtja prej kornizës në kornizë, dhe atë duke u nisur prej bitit të ardhshëm në kornizë. Kështu pra koha e cila kalon në mes të intervalit të dy verifikimeve të njëpasnjëshme, është Tc+Td. Ku Tc, është perioda e sinkrogrupës, ndërsa Td është perioda e bitit të taktit. Nga shembulli i dhënë në figurë, shohim se verifikimi do të jetë i suksesshëm në herën e tretë dhe atëherë do të fillojë faza e verifikimit të sinkronizatorit. Në rast të verifikimeve pasuese të sukseshme, për standardet (1<v<0), verifikimi është i sukseshëm, faza e verifikimit të sinkronizimit është e përfunduar, dhe pranuesi kalon në rezhimin e punës normale.
Mirëpo nëse njëra nga kontrollimet e ardhshme që bëhen tregon se sinkronizimi nuk është i sukseshëm, atëherë konsiderohet se është bërë një sinkronizim i rrejshëm, dhe se vazhdohet me procedurën e kërkimit të mëtejmë të sinkro-grupit. Prandaj siç shihet edhe nga shembulli i lartpërmendur, në secilin cikël të sinkronizimit, më parë kryhet një kontroll grupor, ku në mes të dy kontrolleve kalojnë b +1 bita. Kjo mënyrë e gjuetisë sinkronizuese, me vetëm një kontroll të bërë, ose me një verifikim në ciklin sinkronizues, do të zgjatet në masë të madhe, vetvetiu ose në praktikë, mirëpo më shumë do të përdoret mënyra e dytë ose algoritmi i dytë i cili ka për bazë gjuetinë nga biti në bit. Ky algoritëm është i ilustruar në figurën*. Sikurse edhe në algoritmin e mëparshëm, pranuesi do të gjenerojë në grupën referente sinkronizuese, e cila krahasohet në bitët, që vijnë ose që kanë ardhur. Në dallim nga algoritmi i kaluar, këtu në rast të mospërputhshmërisë verifikimi do të vazhdojë me të njëjtën menjëherë. Nëse në verifikimin e kaluar janë përcjellë, ose janë vështruar k0 bitë, duke u nisur nga (i+1) biti e mëtutje.
Kështu që në mes të dy kontrolleve kalon vetëm një interval bitor Td. Kur të konstatohet përputhshmëria e grupës referente, dhe grupës sinkro në arritje, atëherë pas tri verifikimeve, do të fillojë faza e verifikimit e cila është e ngjajshme me algoritmin prej kornizës në kornizë.

KOHA MESATARE E VENDOSJES SË SINKRONIZIMIT

Nga shembulli i punës së dy algoritmeve gjuajtës të sinkronizimit, shihet e dallimi i kohës së duhur për të arritur sinkronizimin në dy algoritma. Në shembullin tonë, te algoritmat nga korniza në kornizë, sinkronizimi është i ndërlidhur pas 2(Te+Td)vTe, kurse gjuajtje në algoritmin nga biti në bit, pas 2Td+vTc. Në këtë nënkapitull do të caktojmë kohën mesatare të sinkronizimit dhe të risinkronizimit, në këto dy algoritma. Në shqyrtimin e deritanishëm ne nuk kemi marrë në konsiderim një faktorë me rëndësi, siq është vërtetimi i radhitjes së grupit sinkronizues të referuar dhe të bitëve të cilët pasojnë. Mundë të jetë e sukseshme me rastin kur bitët pasuese nuk paraqesin grupin sinkron, vetëm rastësisht kanë vlerat e njëjta të radhitjes, së vlerave të bitit, sikurse edhe grupi sinkronizues, dhe kjo paraqitje quhet sinkronizim i rrejshëm.
Nëqoftëse gjatësia e grupit sinkro është P<0, për bit atëherë mundësia e sinkronizimit të bitit të rrejshëm është P=0, që në fakt është e mundshme që k0, e bitit të formojë kombinimin e caktuar, ashtu që sinkronizatori, me mundësinë (1-p), të ndeshet me grupin e bitit, i cili nuk ka radhitjen e njëjtë sikurse sekuenca sinkro dhe vazhdon gjuajtjen derisa të mundësojë që P të ndeshet me grupin e bitit të cilët rastësisht e kanë radhitjen e njëjtë sikurse grupi sinkron. Në rast të ndeshjes në grupin sinkron të rrejshëm, marrësi gabimisht konkludon që është hasur grupi sinkro, hyn në fazën e verifikimit dhe pas disa cikleve verifikuese konstaton se sinkronizimi është i rrejshëm dhe përsëri vazhdon në gjuajtje.
Numri i cikluesit verifikues duhet të jetë më i vogël nëse mundësia e sinkronizimit P është më e vogël. Në procesin e hulumtimit të grupit sinkron dallohen dy raste: sinkronizimi fillestar dhe risinkronizimi. Sinkronizimi fillestar kryhet në rastin e kyçjes, kurse risinkronizimi është procesi i rivendosjes së sinkronizmave. Në rastin e risinkronizimit gjuajtja më së shpejti fillon në vendin më të papërshtatshëm menjëherë pas grupit sinkro, atëherë duhet të kalohet nëpër të gjithë Bo bite. Në rast të sinkronizimit fillestar mundemi të shohim që do të gjendemi mesatarisht në gjysëm kornizë, atëherë për arritjen e sinkronizimit duhet të kalohet Bo/2 bite. Në figurën** është dhënë përpjestimi i kohës së risinkronizimit dhe madhësia e cikluesit të sinkronizimit ku është pranuar si faktor i regjimit të sinkronizimit si parametër. Lakoret janë të kufizuara në anën e majtë në drejtëzën Ko = ab = 1, për atë që numri i sinkro bitëve nuk mund të jetë më pak se 1, kurse në anën e djathtë në drejtëzën cres =tc, sepse koha e risinkronizimit mund të jetë më e shkurtër se një ciklues sinkronizues.
Në bazë të diagramit në figurë mund të vie deri te këto përfundime: a) Për gjatësinë e cikluesit sinkronizues të dhënë Bo, koha e risinkronizimit bie në rritjen e numrit të bitëve të cilët shfrytëzohen për sinkronizim. b) Për numrin e bitëve të sinkronizuar, gjatësia e sinkronizuar, varet nga numri i bitëve në ciklusin e sinkronizimit. c) Për qdo faktor të regjimit të sinkronizimit, egziston minimumi i sinkronizimit. Kështu që nëse resinkronizimi nuk zgjatë më shumë se 5 milisekonda, dhe nëse intervali bitor, nuk zgjatë më shumë se 0.5 ms, atëherë do të shohim se raporti T/Td=10000, vlera minimale e faktorit të regjimit të sinkronizimit, a=0.002 (vija e ndërprerë). Minimumi i lakores së vërejtur është për b0=9000, ndërsa numri i bitëve në sinkrogrupë, është k0=ab0=18.

ZGJEDHJA E SINKRO-SEKUENCËS

Në analizën e deritanishme, kemi vërejtur dhe kemi parashikuar se renditja e bitëve në sinkrogrupë, nuk ka ndikim në mundësinë e risinkronizimit. Ky parashikim megjithatë nu është i arsyeshëm, prandaj ne në këtë pjesë do të shohim se si ka mundësi që në dymënyra të ndryshme të bëhet zgjedhja e strukturës së sinkrogrupës, e cila ndikon në mundësinë e detektimit të rrejshëm të sinkronizimit. Për shqyrtim të paramendojmë se pranuesi gjendet në fazën e kërkimit të sinkrogrupës dhe kjo sinkrogrupë, ka gjatësi k0 dhe është e përbërë prej shifrës(0). Poqëse paramendojmëse grupa sinkro do të fillojë në S-bitë në ram, atëherë algoritmi i kërkimit të sinkro-grupës, do të marrë bitë radhe prej k0, prej L-ramit...(L=1,....,b0), nëkornizë me sinkro-grupë, të pritur ose të parashikuar. Në momentin , kur L=S-1, në kontrollin me sinkrogrupën e pritur, merr prej bitit informatën i pari, dhe pas tij pason k0-1 bit(0), të sinkrogrupës së vërtetë.
Biti i informatës është i karakterit të rastësishëm, prandaj vlera e tij është zero (0), dhe vjen deri te sinkronizimi i rrejshëm, por nëse vlera e tij është (1) një, atëherë nuk do të vie deri te sinkronizimi. Kjo do të thotë se pranuesi, m prognozën e tij ose me parashikimin e tij prej 50%, e cakton ose e njef mirë sinkronizimin e rrejshëm. Plotësisht është rasti i njëjtë edhe me parashikimin kur l=s+1, apo kur l=s-2, dhe parashikimi do të jetë 25%, ose do të vijë deri te sinkronizimi i rrejshëm.
Në formën gjenerale kuptohet se nëse në kuadër të kontrollit hyjnë n bit të rasti atëherë mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është 0.5. Nëse gjatësia e sinkrosekuencës është k, atëherë verifikimi për të cilat është s-k+1<1<s+k-1, nuk është i rastësishëm, dhenë të marrin pjesë edhe bitët e sinkrogrupës, dhe thirret zona kuazideterminuese, ndërsa gjatësia e saj është k0-1=3k0-2. në shembullin që morëm ne zgjodhëm, që sinkrogrupa, është e përbërë, prej të gjitha zerove (0).
Me ndonjë zgjidhje tjetër të strukturës së sinkrogrupës, efekti i sinkronizimit të rrejshëm në zonën kuazi determinuese është e mundur që të menjanohet. Kështu për shembull, nëse sinkrogrupi është i përbërë prej kësaj forme : 11..11...00, në zonën kuazideterminuese, nuk do të vijë deri te sinkronizimi i rrejshëm. Në këtë paisje ne shqyrtuam mundësinë e ndikimit të strukturës së përbërjes së sinkrogrupës, në sjeljen e sinkronizimit, në afërsinë e tij. Pastaj ne erdhëm në përfundim se, nga pozicioni i zvogëlimit të mundësisë së sinkronizimit të rrejshëm, nuk është e dobishme që sinkrogrupa, të jetë e përbërë nga bitët e njëjtë, qofshin ata 0 apo 1.

Parashihet tani që gjatësia e sinkrogrupës, të jetë dy, dhe struktura e saj të jetë 10 ( kemi parë se struktura e tillë është e mirë në zonën kuazideterminuese), atëherë në rast se verifikimi nuk është hasë në përputhshmëri, me sinkrogrupën e pritur, kjo do të thotë se dy bitët e informatës kanë provuar njërin prej tri kombinimeve: 00,01 dhe 11.
Në kontrollin e ardhshëm hidhet biti i parë nga e majta, ndërsa biti i dytë lëviz për një vend kah i pari, ashtu që me mundësinë e 67%, biti i parë në atë kontroll, do të jetë ,,1’’, nëse kombinimi në verifikimin e parë ka qenë 0,1, ose 1,1. ndërsa në mundësinë prej 33% të bitëve, biti i parë në kontrollin e ardhshëm do të jetë ,,0’’, apo kombinimi 00. Në rast se biti i ri i informatës, i cili shtohet në fund të verifikimit, është zero, mundësia 50%, në ym+1-tën herë të verifikimit, me mundësinë prej 67 % ½= 33 %, do të vendoset sinkronizimi i rrejshëm. P1=1/4, P2=2/6, P3=3/6, dhe P4=4/10 Në sekuencën e parë të bitëve hyrës, e cila krahasohet me sinkro-grupin referent është njëra prej katër sekuencave me mundësi të njëjtë.
Mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është P1 = ¼, nëse nuk vjen deri tek sinkronizimi i rrejshëm, atëherë bëhet sinkronizimi i dytë. Në testin e dytë mund të lajmërohet njëra nga gjashtë kombinimet e mëposhtme. Nga figura shihet se deri tek sinkronizimi i rrejshëm vie në dy raste, kur P2 = 2/6. Metoda e hudhjes së bitit më të vjetër dhe gjenerimin e dy sekuencave duke shtuar 0 dhe 1, vazhdohet në testin e tretë dhe të katërt dhe fitohen mundësitë e sinkronizimit të rrejshëm P3 =3/8. Në figurën ** është treguar mundësia e sinkronizimit të rrejshëm, kur sinkro-grupi është me strukturë 1-1. nga figura poashtu shihen mundësitë eventuale, respektivisht: P1= ¼, P2=1/6, P3=2/10, P4=3/16. mund të vërehet gjithashtu, se mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është më e vogël nëse sinkro-grupi është i përbërë nga bitët e njëjtë.
Ky përfundim vlenë për sinkro-grupet me numrin e rastësishëm të bitëve ko. Duke e përcjellur punën e sinkronizimit në dy rrafshe të punës në zonën kuazideterminuese dhe në zonën e bitëve të rastësishëm, vie deri te dy kërkesa të kundërta për strukturën e sinkro-grupit. Por, nëse në shqyrtim futet edhe mindësia e lajmërimit të gabimit në njërin nga bitët në sinkro-sekuencë, problemi edhe më shumë ndërlikohet ose komplikohet. Zgjidhjes së sinkro-sekuencës optimale i janë përkushtuar shumë hulumtime dhe janë gjetur sekuencat të cilat në mundësinë më të vogël incizojnë lajmërimin e sinkronizimit të rrejshëm.


KujtimBaraliu
KujtimBaraliu
Latest page update: made by KujtimBaraliu , Aug 13 2007, 1:42 PM EDT (about this update About This Update KujtimBaraliu Edited by KujtimBaraliu

5 words added
23 words deleted

view changes

- complete history)
Keyword tags: info
More Info: links to this page
There are no threads for this page.  Be the first to start a new thread.